Loading Events
  • This event has passed.

« All Events

FTESË PËR HAPJEN ZYRTARE TË BOULDER KOSOVA

17 Nëntor @ 8:00 am – 5:00 pm

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës fton klubet anëtare, sportistët, të rinjtë dhe të gjithë dashamirët e sportit të marrin pjesë në hapjen zyrtare të Boulder Kosova, sallës së parë komerciale të boulderingut në Kosovë.

Ngjitja sportive, pjesë e së cilës është edhe diciplina boulderingu, vepron në kuadër të Federatës së Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës. Ky sport tashmë është pjesë e programit të Lojërave Olimpike, ndërsa FBNSK është anëtare me të drejta të plota e federatës ndërkombëtare World Climbing (ish-IFSC).

Hapja e kësaj salle përbën një hap të rëndësishëm në zhvillimin e ngjitjes sportive në Kosovë, duke krijuar mundësi të reja për stërvitje, zbulimin e talenteve dhe përfshirjen e të rinjve.

E shtunë, 14 nëntor 2026
Ora 13:00
Hangari 42, Innovation & Training Park (ITP), Prizren

Përgëzojmë ekipin e Boulder Kosova për këtë iniciativë dhe ju ftojmë të jemi së bashku në këtë moment të veçantë për komunitetin e ngjitjes sportive!

Ju mirëpresim!